Fabio Coentrao ka refuzuar ftesën e kombëtares Portugeze për Botërorin Rusi 2018.
Arsye për këtë ka qenë forma jo e mirë e lojtarit, diçka të cilën e ka konfirmuar edhe vet futbollisti në pronësinë e Real Madridit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
”Në javën e kaluar, pas shumë konsideratave, i thash jo kombëtares pasi nuk ndjej se jam në kushtet e nevojshme për të përfaqësuar Portugalinë në një kompeticion aq kërkues sa Kupa e Botës. Asnjëherë nuk do të bëj diçka kundër vendit tim dhe shpresoj të mundem t’a përfaqësoj kombëtaren akoma më shumë në të ardhmen. Deri atëherë unë jam dhe do të mbetem gjithmonë një tifoz nga jashtë dhe njëri prej jush nga brenda. Fat të mbarë Portugali.” deklaroi ai.
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...