Mesfushori i talentuar, Enis Gavazaj ka folur për “Sport Ekspres” në lidhje me kundërshtarin mbrëmjes së nesërme dhe shanset e kualifikimi. Mesfushori thotë me bindje se gjithçka do të zgjidhet në “Elbasan Arena”.
Në prononcimin e tij, Enis Gavazaj ka folur së pari për vendin e tij si titullar: “Formacioni është vështirë të fitohet te Skënderbeu, por është edhe po kaq vështirë të mbahet. Mendoj se e kam justifikuar deri tani besimin që më ka dhënë trajneri Ilir Daja dhe gjithmonë do të jem në shërbim të ekipit. Edhe kur e kam nisur nga stoli, sërish kam dhënë më të mirën në fushë. Gavazaj është i njëjti si në fushë, por edhe jashtë saj. Edhe në Zagreb jam gati të jap më të mirën dhe këtë keni për ta parë.”
I pyetur se a është gati Skënderbeu për përballjen e radhës dhe si e shikon atmosferën në skuadër, Gavazaj shprehet: “Po kalojmë një formë të mirë sportive të gjithë si skuadër, ndërkohë që nuk duhet harruar se ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar me ndeshje dhe stërvitje. Të gjitha ekipet e tjera kanë pushuar gjatë kësaj periudhe, ndërkohë që ne kemi qysh pas përfundimit të kampionatit që stërvitemi dhe më pas kemi luajtur edhe 6 ndeshje deri tani. Kjo bën të jemi disi të ngarkuar, por e përgjithshmja është se jemi gati dhe do të tregojmë më të mirën edhe në Zagreb.”
Për kundërshtarin e nesërm dhe gjasat e Skënderbeut, mesfushori shton: “E dimë forcën e Dinamos së Zagrebit, por kemi shanset tona në Zagreb, por edhe në Elbasan, në ndeshjen e kthimit. Kundërshtari ka një skuadër me elementë shumë cilësorë dhe këtë e dimë shumë mirë. Shpresoj të jemi në 100%-shin tonë dhe pa diskutim që nëse kjo do të ndodhë, ju garantoj se do të rivalizojmë në fushën e lojës. Shanset për mua janë të barabarta. Synojmë grupet, ashtu si dhe Dinamo, prandaj kjo e bën këtë përballje edhe më të fortë. Mendoj se kualifikimi do të vendoset në “Elbasan Arena” dhe shpresoj që aty të ndodhë vërtet për ne, për të festuar bashkë me tifozët tanë të zjarrtë”.

Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim