Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, thotë se kartoni i kuq i Sergio Ramosit e vendosi El Clasicon dhe nuk ishte Lionel Messi, ai që i dha fitoren Barcelonës.
Superylli argjentinas shkëlqeu në superderbin spanjoll duke realizuar dy gola në fitoren prej 3-2 të katalunasve.
Mirëpo, në minutën e 77-të, vendasit kishin mbretur me një lojtar më pak, pasi Sergio Ramos i përjashtua direkt me të kuq.
“Ishte një ndeshje e çmendur, kartoni i kuq e vendosi takimin. Ne ia arritëm ta barazonim rezultatin, por kundërsulmi i menjëhershëm i vendosi tri pikët”.
“Tash nevojitet qetësi, nuk është gjë e madhe. Ne kemi një ndeshje më pak të zhvilluar, ky është futbolli dhe ne duhet të vazhdojmë tutje”.
“Performanca e Messit? Barcelona fitoi. Messi pati një ndeshje të shkëlqyer, por Barcelona e fitoi”, ka thënë Carvajal.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”