Edgar Çani, sulmuesi i Kombëtares që vjet ishte pjesë e Pizës në Serinë B, deri më tani është aktivizuar në 12 skuadra, ndërkohë që emri i tij në çdo dritare merkatoje është lidhur me Superioren.
Skënderbeu, Kukësi dhe Partizani janë klubet që janë “rrotulluar” rreth tij, por në fund gjithmonë sulmuesi 28-vjeçar ka zgjedhur të luajë në një kampionat jashtë vendit.
Emri i tij është lidhur sërish me Partizanin, jo për herë të parë këtë verë, dhe sipas “Panorama Sport” Moxhi po mundohet të bindë menaxherin e sulmuesit, që sipas gazetës ka refuzuar 200 mijë euro nga Sherifi i Tiraspolit dhe 300 mijë euro nga Anzhi.
Dilema e sulmuesit ka të bëjë me faktin se nëse vjen në Shqipëri do të humbasë Kombëtaren, ndërkohë që e “josh” ajo që ndodhi me Kaleb Ekuban, që me një sezon super në vendin tonë u transferua në Angli te Lids Junajtid, aty ku Çani është aktivizuar edhe vetë.

Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...