Futbollisti i Dukagjinit, Met Millaku ka pësuar një lëndim të rëndë i cili pritet ta mbajë jashtë fushave për disa muaj.
Ai është lënduar në klavikulë, ka bërë të ditur skuadra nga Klina, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sic bëhet e ditur në njoftim ai me pëlqim të mjekëve është operuar dhe këtë ndërhyrje e ka kaluar me sukses.
Millaku pritet të kthehet pas disa muaj në fushat e blerta.
Dukagjini nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, mirëpo javët e fundit është rikthyer në formë dhe pas 12 xhirosh numëron 14 pikë, teksa ndodhet në pozitën e shtatë.
Klinasit ndeshjen e radhës e luajnë ndaj Feronikelit ’74, të shtunën me fillim nga ora 13:00./Arbresh.info
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...