Portieri i Borussia Dortmundit, Roman Burki, ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar ai dhe bashkëlojtarët e tij, pas tre shpërthimeve në autobusin e tyre, derisa po linin hotelin për në drejtim të autobusit.
Burki duke folur për ‘Blick.ch’, ka treguar atë që ka ndodhur brenda autobusit pas shpërthimeve.
“Ne lamë hotelin në ora 19:15, dhe zbritën në rrugë. Kur hymë në rrugën kryesore, aty është dëgjuar një shpërthim i madh”, ka deklaruar Burki.
“Unë isha i ulur pas Batras, i cili pësoi lëndime pas thyerjes së xhamit”.
“Pas shpërthimit, ne jemi ulur të gjithë në dysheme. Ne nuk e dinim se çfarë ndodhi. Policia ishin shumë të shpejtë dhe të sigurt. Ne të gjithë ishim të shokuar, askush nuk mendoi për ndeshjen e futbollit në atë moment”.
Kancelari gjerman mbështet armëpushimin: Dialogu është i dom...
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin