Kampionia e Kosovës, Drita nesër luan ndeshjen e parë kualifikuese për rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.
Para kësaj sfide në konferencë për media ka dal trajneri i Differdange 03, Pedro Silva, shkruan Arbresh.info.
Së bashku me të ishte edhe futbollisti skuadrës nga Luksemburgu, Kevin D’Anzico.
Futbollisti ashtu sikurse edhe trajneri theksoi se Drita është favorite, por në Prishtinë një barazim do të ishte i mirë për ta.
“Ne jemi shumë mirë të përgatitur, duam të bëjmë më të mirën nesër”.
“Kundërshtari është favorit padyshim, por nuk jemi të trembur. Jemi ekip i fortë poashtu. Nesër një barazim do ishte i mirë për ne”, ka thënë ai.
Sfida mes Dritës dhe Differdange 03 luhet nesër në “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...