Martin Odegaard ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen që po e lunate Norvegjia ndaj Austrisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ai u detyrua të largohet nga fusha me lot në sy pas një ndërhyrje të austriakut, Christoph Baumgartner.
Mirëpo ky i fundit ka dal me një kërkim falje për rastin që shkaktoi buj të madhe në media.
Ai përmes një postimi në ‘instastory’ të rrjetit social Instagram, i ka kërkuar falje mesfushorit të Arsenalit, duke shkruar se nuk ka qenë qëllimi i tij ta lëdnojë.
“Përshëndetje djema! Unë do të doja t’i kërkoja sinqerisht falje Martin Odegaard. Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im për të lënduar këtë lojtar fantastik. I uroj gjithë të mirat dhe një shërim të shpejtë! Kthehu më i fortë”, ka shkruar mesfushori i Leipzigut.

Odegaard nuk dihet ende zyrtarisht se sa do të mungoj mirëpo sipas raportimeve të para së paku pesë ndeshjes e radhës pritet t’i humb.
Ndeshja e radhës e Arsenalit do të jetë derbi i Londrës me Tottenhamin, ku Arteta nuk mund të llogarisë në kapitenin e skuadrës./Arbresh.info
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...