Nuk do të jetë Hector Bellerin, goditja e madhe e Juventusit në krahë. Titullari i Arsenalit, gjithashtu pranë Barcelonës, ka zbuluar se po mendon si “topçi” edhe në sezonin e ardhshëm.
Në veçanti, duke folur në kanalin “Youtube” të klubit, bashkë me Mertesacker dhe Holding, Bellerin pranoi: “Në verë do të kërkoj fanellën me numrin 2, drejtuesit e dinë tashmë”.
Në fakt, mbrojtësi i spikatur, i cili ka rinovuar me Arsenalin deri në vitin 2023, vetëm disa muaj më parë, mban në shpinë numrin 24 të fanellës, sepse numri 2 u “pushtua” më parë nga Debuchy.
Për më tepër, agjenti i Bellerin zbuloi interesimin e klubeve të tjera për klientin e tij, duke konfirmuar se për momentin nuk ka pasur oferta. Dhe, në këtë pikë, ato ndoshta nuk do të arrijnë.
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...