Kampioni i peshave të rënda në boks, Tyson Fury, e ka njoftuar pensionimin nga sporti që i arriti majat me të.
Përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, Gypsy King, tha se është koha të largohet, duke i falënderuar të gjithë mbështetësit e tij.
“Faleminderit të madh për të gjithë ata që patën një kontribut në karrierën time gjatë viteve dhe pas bisedave të gjata të vështira, më në fund vendosa të largohem dhe në ditëlindjen time të 34″, tha ai.
Në fillim të kësaj jave, Fury konfirmoi rikthimin e tij në sport dhe emëroi Isaac Lowe si trajnerin e tij të ri për një luftë rikthimi kundër Derek Chisora.
Gjithsesi, e tëra kjo mbeti një planifikim që, me sa duket, nuk do të realizohet.
Siç dihet, Fury nuk flet për herë të parë për largimin nga boksi. Ai këtë gjë e paralajmëroi edhe disa herë të tjera në të shkuarën, mirëpo prapë nuk i rezistoi tundimit që ky sport i dha.
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...
Raporti 24-orësh i Policisë: 109 të arrestuar në Prizren për...
Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, i lënduari dërgohet në QKUK
Mbi 55% e votave të rinumëruara, kjo është renditja e partiv...
Vdes një 12-vjeçar pas sulmit të peshkaqenit në Sidney