Fitorja e “Topit të Artë”, duket se ishte një ogur i keq për “bomberin” francez të Real Madrid, Karim Benzema.
Pasi u detyrua për shkak të një dëmtimi të humbasë plot 13 ndeshje për “galaktikët” dhe pasi mbeti jashtë Kupës së Botës, pas një tjetër dëmtimi, vuajtjet për Benzema duket se nuk kanë të mbaruar këtë sezon.
Një problem në kyçin e këmbës e mbajti “bomberin” jashtë seancës stërvitore të ditës së djeshme dhe të sotme, duke shtuar kështu dyshimet se Benzema do të mungojë në përballjen e së shtunës ndaj Espanyol, si dhe është në rrezik “zbritja” e tij në fushë, në përballjen e 14 marsit, kundra Liverpool, në UEFA Champions League.
Karim Benzema ‘ruled out’ of Real Madrid match as doubts raised over Liverpool tie https://t.co/7dhijzdCJf
— Liverpool FC News (@LivEchoLFC) March 9, 2023
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...
Sipas mediave në Spanjë, Diego Simenone do të largohet nga A...
Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misi...
SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqëru...
Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shk...
Benfica reagon ndaj pezullimit të përkohshëm të Gianluca Pre...