Mesfushori i ardhshëm i Barcelonës, Frenkie de Jong ka pranuar se Paris Saint Germaini ishte “një opsion vërtetë i mirë” për t’iu bashkuar.
Reprezentuesi holandez do t’i bashkohet gjigantit katalunas nga Ajaxi në një marrëveshje 86 milionëshe pas spekulimeve të shumta në lidhje me të ardhmen e tij, transmeton portali arbresh.info.
Në fillim të kësaj jave, mesfushori qendror rrëfeu se ka refuzuar gjithashtu një mundësi për t’iu bashkuar Tottenhamit verën e kaluar nga Ajaxi.
“Një mëngjes, raportet shfaqen se unë po i bashkohesha PSG-së për 75 milionë euro”, ka thënë De Jong në një intervistë për Four Four Two.
“Jam zgjuar pak më vonë atë mëngjes për shkak se ne kishim për tu stërvitur atë pasdite dhe e dashura ime tashmë ishte zgjuar”
“Kur ajo erdhi, më tha mua: ‘Isha në veturë dhe dëgjova në radio se ke nënshkruar për PSG-në – a është e vërtetë kjo’. Unë e dija thellë se kjo nuk ishte e vërtetë, por një pjesë e imja thoshte mos dy klubet kanë arritur një marrëveshje”
“PSG ishte vërtetë një opsion i mirë. Do të kisha mundësinë për të qenë startues. Është njëra nga skuadrat më të mira në botë, me lojtarët si Neymar dhe Kylian Mbappe si dhe një trajner të mirë si Thomas Tuchel. Parisi nuk është gjithashtu shumë larg nga Holanda”, shtoi De Jong./arbresh.info/
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në...
Një i lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Aktash
Bjellorusia liron 123 të burgosur në këmbim të heqjes së san...
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dh...
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
Pacolli uron të birin pas fitores së skuadrës së tij në Luga...