Kastriot Imeri është zbulimi i këtij edicioni në elitën e futbollit zviceran.
Mesfushori ofensivë nga Kosova ka shkëlqyer me fanellën e Servettes duke shënuar 11 gola e duke asistuar në tre të tjerë.
Falë paraqitjeve fantastike, Imeri është bërë edhe pjesë e Përfaqësueses A të Zvicrës dhe ofertat për të nuk po mungojnë.
Megjithatë mediat zvicerane kanë raportuar se skuadra gjermane Eintracht Frankfurt është favorite për të nënshkruar me talentin nga Kosova.
Frankfurt ka kontaktuar agjentët e futbollistit dhe vet Imeri raportohet se pëlqen Bundesligën para Serie A.
Interesim për reprezentuesin zviceran kanë shprehur Fiorentina e Torino në Serie A, derisa në Ligue 1 të Francës e kërkon skuadra Nice.
Servette synon që nga shitja e 21-vjeçarit të fitojë mbi gjashtë milionë euro.
Edhe vet Imeri preferon Bundesligën dhe Frankfurtin për faktin se skuadra gjermane edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve.
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit
Betohet kryetari i Zveçanit, Dragisha Milloviq
Kurti vizitoi punimet në Qendrën Multifunksionale në Sharr
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...