Legjenda e Chelseat, Frank Lampard, është duke u lidhur me një rikthim në Chelsea por si drejtor teknik, sipas disa raportimeve në Angli.
Chelsea dje është shokuar me largimin e Miachel Emenalo nga pozita e drejtorit teknik pas më shumë se 10 vitesh në atë pozitë, transmeton arbresh.info.
Lampard që nga pensionimi i tij ka qenë në rolin e analistit të futbollit në televizionin BT Sport.
Ylli anglez është parë si zëvendësuesi i Emenalos, sipas Daily Express.

Në pozitën e drejtorit teknik për kohë të pa caktuar është vendosur ‘dora e djathtë’ e Roman Abramovich, Marina Granovskaia, deri në momentin kur Chelsea emëron drejtorin e ri.
Fituesi i Ligës së Kampionëve shihet se zgjedhje e duhur nga ana e tifozëve të klubit dhe si zbutës i marrëdhënieve të Contes me multi-miliarderin Abramovich. /arbresh.info/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...