Federata e Futbollit e Kosovës ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me përzgjedhësin e Kombëtares, Franco Foda.
Marrëveshja e re, që garanton qëndrimin e trajnerit gjerman në krye të Dardanëve deri në fund të vitit 2027, është nënshkruar më 6 tetor, në ditën e parë të grumbullimit të ekipit kombëtar për ndeshjet e këtij muaji, por është bërë publike sot.
Kontrata është firmosur nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe vetë përzgjedhësi Foda, duke formalizuar marrëveshjen paraprakisht të arritur mes palëve. Sipas kushteve të kontratës, bashkëpunimi do të zgjatet automatikisht në rast se Kosova arrin ta sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian të vitit 2028.
Foda mori drejtimin e Kosovës më 17 shkurt 2024 dhe që nga ajo kohë ka udhëhequr Kombëtaren në 17 ndeshje, prej të cilave ka regjistruar 11 fitore, 2 barazime (përfshirë atë ndaj Rumanisë 0:0, e cila më pas u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0) dhe 4 humbje. Me këtë vazhdim bashkëpunimi, Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar besimin e plotë në punën e Fodas dhe synimin për kontinuitet në projektin afatgjatë të zhvillimit të Kombëtares./rtk
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...
Rama: Rritje ekonomike 3.9%, shtohen bizneset dhe rriten pag...