Franca është finalisti i parë i Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
“Blutë” kanë mposhtur Belgjikën mbrëmjen e sotme (e martë) në gjysmëfinale me rezultat minimal 1 me 0 në takimin e zhvilluar në stadiumin Saint Petersburg, shkruan portali arbresh.info.
Goli nga Umtiti në fillim të pjesës së dytë rezultoi të jetë vendimtar për takimin e vlerësuar si “finale para finales” në turneun madhështor në Rusi.
Ylli në mbrojtje i Barcelonës realizoi me kokë për 1 me 0 në minutën e 51′ të ndeshjes pas asistimit nga këndi në formë të shkëlqyer nga sulmuesi Antoine Griezmann.
Skuadra nën udhëheqjen e Didier Deschamps arriti t’i mbijetojë presionit të vazhdueshëm nga belgët gjatë pjesës tjetër të lojës, ndonëse shanset nuk munguan nga të dy palët.
Rivali i Francës në finale do të jetë fituesi i ndeshjes së nesërme ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë./arbresh.info/
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...