Frank Lampard mund të nisë aventurën e parë jashtë Anglisë. Ish-mesfushori legjendar i Chelsea, i cili drejtoi skuadrën londineze edhe si trajner në dy periudha, është afër stolit të Rangers.
Drejtuesit e klubit historik skocez, shkarkuan Michael Beale pas humbjes shtëpiake me Aberdeen, e treta në shtatë javët e para në kampionatin skocez.
Kandidati kryesor për të zënë vendin e lënë bosh është Lampard, i cili mund të ndjekë rrugën e Steven Gerrard, i cili drejtoi Rangers për më shumë se dy sezone.
Duke rikthyer skuadrën te fitimi i titullit kampion në sezonin 2020/2021. Rangers ndodhet 7 pikë poshtë Celticut të vendit të parë, ndërkohë që garon edhe në grupet e Europa League./SS
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen