Niveli i performancave të ndryshime të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit në Kampionatin Botëror të këtij viti ka sjellë sërish të gjithë debatin se kush është më i miri.
Duket se fituesit e pesëfishtë të Topit të Artë janë duke përjetuar gjëra sikur të kishin ndryshuar rolin e tyre nga Kampionati Botëror 2014, ku Messi ishte zgjedhur Lojtari i Turneut duke shënuar katër gola dhe duke dërguar skuadrën e tij në finale, transmeton portali arbresh.info. Ndërkohë, Ronaldo kishte shënuar vetëm një herë dhe Portugalia ishte eliminuar në fazat grupore.
Megjithatë, sa i përket asaj që ka ndodhur në Rusi, e gjithë ngjarja ka qenë ndryshe pasi Cristiano ka shënuar katër herë, përfshirë një hat-trick të jashtëzakonshëm kundër Spanjës.
Nëse bëjmë krahasime, Messi nga ana tjetër humbi goditjen nga pika e bardhë në barazimin 1 me 1 ndaj Islandës dhe ishte i “zhdukur” në disfatën 3 me 0 kundër Kroacisë mbrëmjen e kaluar.
Taktikat nga Jorge Sampaoli kanë qenë të dobëta dhe skuadra e Argjentinës ishte plotësisht e çrregulluar, gjë që i ka kushtuar yllit të Barcelonës.
Dhe, ndoshta dallimin më të madh mes dyshes që mund të vëreni në Kampionatin Botëror është te reagimet e tyre gjatë himnit të kombëtareve.
Sulmuesi i Portugalisë, Ronaldo dukej plotësisht krenar derisa po qëndronte pranë portierit, ndërsa fytyra e Messit ishte e gjithë e mbuluar me stres dhe frustrim absolut për shkak të barrës së vendosur mbi të./arbresh.info/
Good lord, that close-up of Messi during the anthem… I don’t think I’ve ever seen so much visible pressure on an athlete’s face before a game.
— Adam Epling (@epzilla) June 21, 2018
Messi knew Caballero would mess up, didn’t he? pic.twitter.com/uXRZS7lDZ8
— Jonas Adnan Giæver (@CheGiaevara) June 21, 2018
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...