Formula 1: Ndahet nga jeta themeluesi i skuadrës Williams

12:07 | 29 Nëntor 2021

Formula 1 në zi pas ndarjes nga jeta të një prej njerëzve më pasionant të këtij sporti.

Në moshën 79-vjeçare është ndarë nga jeta Sir Frank Williams, krijuesi i skuadrës Williams e cila ka shkruar faqe të ndritura në librat e historisë së këtij sporti.

Ndarjen nga jeta të Sir Frank Williams e ka bërë të ditur vetë skuadra angleze me një postim në faqen e saj zyrtare.

‘Me pikëllim të madh dhe në emër të familjes Williams, ekipi mund të konfirmojë vdekjen e Sir Frank Williams CBE, themeluesi dhe ish-drejtori i ekipit të Williams Racing, në moshën 79-vjeçare”, thuhet në deklaratën e ekipit të Frank.

Frank ishte themeluesi i skuadrës Williams në Formula 1, të cilën e krijoi në vitin 1977 e cila shumë shpejt ishte e aftë të konkuronte kundër emrave më të mëdhenj garues të asaj kohe, duke fituar 16 kampionate borërore.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara