Lajme të mira vijnë në prag të seoznit 2021 të Formula 1. Gara e tretë sezonale do të zhvillohet më 2 maj në pistën e Portimao, ku do të zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Formula 1.
Kjo pistë, e futur në kalendar pas shtyrjes së garës së Australisë për në fund të sezonit dhe anullimit të asaj të Kinës, ende nuk kishte dhënë “OK”-in e saj, për shkak të situatës së rëndë të krijuar në Portugali për shkak të pandemisë.
Gjithsesi, zyrtarizimi i saj do të ndodhë nesër, gjatë mbledhjes së bordit drejtues të FIA-s. Pista e Portimao u rikthye vjet në kalendar dhe aty u zhvillua një nga garat më argëtuese të sezonit.
Organizatorët e garës së Portugalisë kanë konfirmuar se mund ta zhvillojnë normalisht garën. Kjo do të jetë gara e tretë e botërorit 2021, pas atyre të Bahrein (28 mars) dhe Imola (18 prill).
Sezoni 2021 i Formula 1 ka numrin rekord të 23 garave.
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...