Kombëtarja e Kosovës është gati për ndeshjen e parë të edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, ku do të ballafaqohet me Qipron në udhëtim.
Dardanët janë shortuar në grup me kombëtare të njohura si Irlanda e Veriut dhe Greqia, teksa në grup me ta gjendet edhe Qipro.
Ndeshje e parë e Kosovës në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve është pikërisht ndaj Qipros në udhëtim dhe fillon nga ora 18:00.
Ekipi i Alain Giresse është tashmë gati për këtë ndeshje, edhe pse ka disa mungesa të theksuara, sidomos në mbrojtje.
Megjithatë, përzgjedhësi francez ka ndarë tashmë mendjen dhe ka ideuar formacionin për përballjen ndaj Qipros.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric; Kololli, Rrahmani, Kryeziu, Aliti, Dresevic, Fazliji, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Rashica. /arbresh.info/
Mourinho tani do t’i kushtojë 15 milionë euro
Qeveria iraniane vendos t’i japë fund ndërprerjes së i...
Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër
Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas arritjes së një...
“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri i jep fund lidhjes me Va...
Suedia arrin objektivin për të pasur më pak se 5% të populls...