Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshjen e parë miqësore me trajnerin e ri Bernard Challandes.
Përzgjedhësi i ri i Kosovës ka bërë disa ndryshime në formacion.
Në portë do të jetë kapiteni Samir Ujkani, ndërsa krahët e mbrojtjes janë mbuluar nga Vojvoda e Kololli.
Fidan Aliti do të startojë në qendër të mbrojtjes së bashku me Amir Rrahmanin.
Dy mesfushorët qendror do të jenë Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu, ku që të dy po kalojnë nëpër një formë të lartë.
Edon Zhegrova do të debutojë në krahun e djathtë të mesfushës, ndërsa në të majtë do të jetë Bernard Berisha.
Bersant Celina dhe Vedat Muriqi do të jenë sulmuesit e Kosovës në këtë takim.
Kosova do të luaj me Madagaskarin me fillim nga ora 19:00 në Paris të Francës.
Formacioni zyrtar: Ujkani, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Kololli, Shala, Kryeziu, Zhegrova, B. Berisha, Celina dhe Muriqi. /Telegrafi/
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...