Chelsea fillon sezonin e ri në Premierligë me ndeshjen kundër Brighton.
Frank Lampard do t’i dhurojë debutimin përforcimeve të reja Timo Werner e Kai Havertz kur Chelsea të takohet me Brightonin të hënën.
Ballafaqimi në kuadër të xhiros së parë në sezonin e ri në Premierligë do të sjellë mundësinë që tifozët e Blues t’i shohin për herë të parë së bashku në një ndeshje zyrtare blerjet e reja, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, tre të tjerët, Thiago Silva, Ben Chilwell dhe Hakim Ziyech pritet të mungojnë për ballafaqimin e xhiros së parë.
Dy të fundit janë duke u rikuperuar nga lëndimet kurse Silva i është bashkuar ekipit me vonesë pas kompletimit të transferimit nga Paris Saint-Germain.

Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...