Wolfsburgu dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në kuadër të xhiros së tetë në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Pasi e nisi mjaftë mirë sezonin me dy fitore radhazi në kampionatin gjerman, Wolfsburgu (me dy fitore, tri barazime dhe dy humbje) nuk ka arritur të fitoj në pesë ndeshjet e tyre, gjë që tregon se “problemi i tij i vjetër” është duke u rikthyer sërish.
Nëse llogarisim edhe 15 ndeshjet e sezonit të kaluar, “Ujqërit” kanë barazuar 18 nga 39 ndeshjet e tyre të fundit në Bundesliga.
Nga ana tjetër, Nico Kovac është nën presion të pashmangshëm në Bayern Munich si pasojë e katër ndeshjeve pa fitore (dy barazime dhe dy humbje) – gjë që i ka ndodhur për herë të parë në pjesën e parë të sezonit që nga viti 2009.
“Bavarezët” janë gjithashtu 222 minuta pa shënuar asnjë gol në Bundesliga dhe kjo është koha e tyre më e gjatë që nuk kanë gjetur portën që nga viti 2014.
Gjatë 42 ndeshjeve mes tyre në Bundesliga, Bayern Munichu ka humbur vetëm katër herë kundër Wolfsburgut (32 fitore, gjashtë barazime) duke shënuar mbi 100 dhe duke pranuar vetëm 36.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Wolfswagen Arena duke filluar nga ora 15:30./arbresh.info/
Formacioni i Wolfsburgut: Casteels, William, Brooks, Knoche, Roussillon, Rexhbecaj, Gerhardt, Steffen, Arnold, Brekalo, Weghorst.
Formacioni i Bayern Münichut: Neuer, Kimmich, Süle, Hummels, Alaba, Javi Martinez, Thiago, Robben, James, Gnabry, Lewandowski.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...