Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Werder Bremen – Koln.
Skuadra nikoqire më në fund ka vendosur ta lejojë sulmuesin Milot Rashica të jetë titullarë nga minutat e parë, shkruan lajmi.net.
Kosovari pavarësisht që ishte rikthyer nga lëndimi, nuk ishte në formacionin bazë, derisa u inkuadronte në lojë gjatë pjesës së dytë.
Mirëpo, për herë të parë në këtë edicion, Rashica e nis nga minuta e parë ndeshjen në Bundesligë.
Formacionet zyrtare:
Werder Bremen: Pavlenka, Fried;, Moisander, Toprak, Selassie, Eggestein, Gross, Mbom, Bittencourt, Rashica, Sargent.
Koln: Horn, Wolf, Bornauw, Czichos, Katterbach, Ozcan, Limnios, Duda, Drexler, Jakobs, Andersson.
Ndërkohë, kujtojmë se skuadra gjermane nuk është duke e lejuar lojtarin të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e muajit nëntor ndaj Sllovenisë dhe Moldavisë.
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...
Dasmë në Big Brother VIP Kosova 4 – martohen Klodi dhe...
Orban e quan Ukrainën “armik” të Hungarisë
Rahoveci rikthehet fuqishëm dhe e mposht në momentet e fundi...
Banorët e Big Brother ndajnë emocionet përpara dasmës së Klo...