Në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës, Trepça ’89 pret Dritën në përballjen e xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nikoqire numëron 14 pikë pas 10 xhirosh dhe në javën e fundit fitoi në udhëtim te Arbëria.
Kampioni ndodhet gjashtë pikë prapa Ballkanit dhe ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, ashtu që objektivi është që t’i afrohet sa më shumë liderit.
Formacioni startues i Trepçës ’89: Prince, Ard.Muja, Mashau, Berisha, Dedia, Jashari, Nimani, Darwish, Shala, Arb.Muja, Bismark.
Formacioni startues i Dritës: Maloku, Brdarovski, Liomani, Cuculi, Blakqori, Namani, Vucaj, Xh.Shabani, Fazliu, Ajzeraj, Rexha.
Sfida ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dritës në stadiumin “Riza Lushta” fillon në orën 13:30. /Telegrafi/
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit
Zelensky: Bisedime konstruktive në Abu Dabi, priten takime v...