Tottenham Hotspuri dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së katërt në kuadër të fazave grupore në Ligë të Kampionëve.
Dy skuadrat kanë nga shtatë pikë në Grupin H pas barazimit të papritur të “Spursëve” dy javë në parë në takimin e zhvilluar në stadiumin Santiago Bernabeu, shkruan portali arbresh.info.
Fitorja do t’i sigurojë secilës skuadër një shtytje masive drejt përfundimit në krye të këtij grupi.
Nikoqirët janë në mungesë të Lamelas dhe Wanyamas (lëndim në gju), ndërsa Zidane është në mungesë të yjeve si Gareth Bale (lëndim në pulpë), Dani Carvajal (probleme me zemër), Keylor Navas (lëndim në ijë) dhe Raphael Varane.
Takimi ndërmjet tyre zhvillohet në stadiumin Wembley duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Tottenham: Lloris; Alderweireld, Sanchez, Vertonghen; Trippier, Dier, Winks, Davies; Eriksen, Dele, Kane.
Real Madrid: Casilla; Achraf, Nacho, Ramos, Marcelo; Casemiro, Kroos, Modric; Isco; Ronaldo, Benzema.
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë