Shqipëria synon të rikthehet kundër Islandës me rezultat pozitiv mbrëmjen e sotme (e martë).
Kombëtarja shqiptare pësoi ndoshta disfatën më të rëndë në ndeshjet kualifikuese në kuadër të Kampionatit Evropian 2020 në xhiron e fundit (4 me 1 ndaj Francës) dhe djelmoshat e Edy Rejas kanë qëllim gjithsesi rezultat pozitiv ndaj Islandës, shkruan portali arbresh.info.
Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre në kuadër të xhiros së pestë.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe gjithçka fillon nga ora 20:45.
Portali arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim në lidhje me këtë ndeshje./arbresh.info/

Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...