Shqipëria dhe Turqia kanë bërë publike formacionet e tyre zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e premte).
Kombëtarja shqiptare ka zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për ndeshjen e tyre të parë në kuadër të kualifikimeve në Euro 2020, shkruan portali arbresh.info.
Numri i golave në ndeshjet e fundit nga Shqipëria dhe Turqia ka qenë dukshëm i vogël, në fakt kombëtarja shqiptare ka shënuar vetëm tri gola brenda të gjitha nëntë ndeshjeve të fundit ndërsa Turqia vetëm një në katër ndeshjet e tyre të fundit.
Gabimet në këtë ndeshje janë të pafalshme meqenëse kampioni i botës – Franca është në këtë grup dhe njëra nga dy pozitat kualifikuese është thuajse e rezervuar.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare s...
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...