Formacionet zyrtare: Paderborn – Borussia Dortmund

17:10 | 31 Maj 2020

Pas me pak se një orë do të zhvillohet ndeshja mes Paderborn dhe Borussia Dortmund, e vlefshme për xhiron e 29-të në Bundesligë.

Dortmund kërkon tri pikë në mënyrë që të vazhdojë garën me Bayern Munich për titullin e Bundesligës, mirëpo do këtë mungesë të disa lojtarëve kryesorë e ndër ta edhe Erling Haaland, shkruan portali arbresh.info.

Paderborn nga ana tjetër është në pozitën e fundit në tabelë dhe tri pikë do ishin shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Formacionet zyrtare:

Paderborn: Zingerle, Drager, Hunemeier, Strohdiek, Schonlau, Collins, Antwi-Adjei, Vasiliadis, Holtmann, Mamba, Srbeny.

Dortmund: Burki, Akanji, Hummels, Piszczek, Hakimi, Guerreiro, Delaney, Can, Hazard, Brandt, Sancho.

Ndeshja nis në ora 18:00./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara