Skuadra e Pep Guardiolas pritet të finalizojë punën që nisën tri javë më parë në Gjermani për të vazhduar tutje në Ligë të Kampionëve.
Manchester City dhe Schalke kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kthyese mes tyre në stadiumin Etihad në kuadër të UEFA Ligës të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Golat vonë gjatë ndeshjes nga Leroy Sane dhe Raheem Sterling ndryshuan takimin e parë mes tyre duke i siguruar një fitore me rezultat 2 me 3 kampionit në fuqi të Premierë Ligës ndonëse kishte mbetur me vetëm dhjetë lojtarë në fushë me largimin e Nicols Otamendit.
Sidoqoftë, skuadra e Pep Guardiolas pret të shkojnë gjërat në favor të tyre dhe në takimin e sotëm (e martë) si nikoqir kundër skuadrës gjermane.
Ndeshja mes tyre zhvillohet duke filluar nga ora 21:00./arbresh.info/
Manchester City: Ederson, Walker, Danilo, Laporte, Zinchenko, Gündoğan, Silva, Sterling, Sané, Bernardo, Agüero.
Në bankinë: Muric, Stones, Delph, Mahrez, Jesus, Foden, Humphreys
Schalke: Fahrmann; Stambouli, Sané, Bruma; Serdar, McKennie, Bentaleb, Oczipka; Konoplyanka, Embolo, Burgstaller.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...