Formacionet zyrtare, Manchester City – Burnley

15:05 | 26 Janar 2019

Manchester City dhe Burnley kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).

Skuadra kampione në formë e Pep Guardiolas përballet me skuadrën e Sean Dyches në stadiumin Etihad në kuadër të xhiros së katërt në FA Kupë, shkruan portali arbresh.info.

Pasi arritën në finale të Carabao Cup, kampioni në fuqi i Premierë Ligë ka kthyer tani vëmendjen te një tjetër kompeticion i madh në futbollin anglez dhe synojnë të mposhtin Burnleyn për të vazhduar tutje.

Trofeu në këtë kompeticion, që është më i vjetri në sport, është i vetmi që i mungon Pep Guardiolas gjatë qëndrimit të tij te “Qytetarët” për shkak se ata u eliminuan sezonin e kaluar në raundin e pestë nga Wigani.

Në takimin sotëm, reprezentuesi kosovar Aro Murici është në dispozicion vetëm nga bankina.

Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/


Formacioni i Manchester Cityt
Formacioni i Burnleyt

Lajmet më të lexuara