Liverpooli dhe West Bromi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të raundit të katërt në FA Cup.
Pas disfatës së pësuar në vikendin e kaluar ndaj Swansea Cityt, “Redsat” synojnë t’i rikthehen fitoreve në Anfield në ndeshjen e mbrëmjes së sotme (e shtunë) kundër West Bromit, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra nën udhëheqjen e Jurgen Klopp ka avantazh në këtë ndeshje, por ja nis takimit me besim të vogël për shkak se ndeshjeve të tyre pa humbje iu erdhi fundi nga disfata 1 me 0 ndaj Swanseas të shtunën e kaluar.
Ndërkohë, West Bromi është duke pasur probleme të shumta në Premierë Ligë, por kanë arritur t’i shmangen disfatave në tri takimet e fundit dhe besojnë për të marrë rezultat pozitiv edhe sonte.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Anfield duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/LFC/status/957319591058911232
https://twitter.com/WBA/status/957323593008009312
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...