Pas barazimit 0 me 0 në Gjermani, takimi i sotëm mes Interit dhe Eintracht Frankfurtit është vendimtar.
Dy skuadrat evropiane kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin kthyes mes tyre në stadiumin Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 1/16-ës në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Frankfurti tashmë ka regjistruar një fitore në Itali duke e mposhtur gjatë këtij edicioni Lazion në Evropa Ligë gjatë fazave të grupeve, por se a do të vazhdojnë ngjashëm edhe sonte mbetet të shihet.
Skuadra nën udhëheqjen e Luciano Spalletit nis ndeshjen pas një barazimi dhe një fitore dhe synon të marrë gjithsesi rezultat pozitiv në shtëpi sonte në mënyrë për të vazhduar tutje.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 21:00./arbresh.info/
Inter: Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, De Vrij, Cedric; Borja Valero, Vecino; Candreva, Politano, Perisic; Keita
Eintracht Frankfurt: Trapp; Da Costa, Hasebe, Hinteregger, N’Dicka; Gacinovic, Rode, Willems, Kostic; Haller, Jovic
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit
Edi Rama: Negociatat me BE-në nuk janë bllokuar, Shqipëria p...