Borussia Dortmundi dhe Paderborn kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e premte).
Dortmundi është nikoqir i Paderborgnit në ndeshjen në stadiumin Signal Iduna Park në kuadër të xhiros së 12-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra nën udhëheqjen e Lucien Favres ka tri fitore, një barazim dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa Paderborni ka një fitore, asnjë barazim dhe katër humbje në pesë xhirot e fundit.
Gjiganti gjerman pritet të marrë tri pikë të plota nga kjo përballje për të ngushtuar diferencën me liderin befasues të këtij edicioni në Bundesliga – M’Gladbach.
Gjyqtari gjerman Christian Dingert do të ndajë drejtësinë në këtë përballje./arbresh.info/

Ylli i Barcelonës vendosi një rekord të padëshiruar në ndesh...
Britania në Këshill të Sigurimit kërkon që Beogradi ta vë pa...
Kallas thirrje Izraelit: Ndaloni sulmet ndaj Libanit!
Instituti i Mjekësisë Ligjore përfundon analizat për zjarrin...
SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut
Serbia vazhdon viktimizimin në Këshillin e Sigurimit për ser...