Chelsea dhe Tottenham Hotspuri kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjes e madhe mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy gjigantët anglez kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin kthyes të gjysmëfinales në Carabao Cup në stadiumin Stamford Bridge, shkruan portali arbresh.info.
A place in the @Carabao_Cup final is up for grabs tonight!
⚪️ #COYS ⚪️ pic.twitter.com/rPhhtjvVUK
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) January 24, 2019
“Blutë” duhet të kthehen gjithsesi nga disavantazhi prej 1 me 0 kundër “Spursve” në takimin e dytë sonte nëse trajneri Maurizio Sarri dëshiron të bëjë një hap më afër titullit të tij të parë madhështor si një trajner profesional.
Harry Kane kishte shënuar golin e vetëm në këtë takim pas një intervenimi nga VAR duke i dhuruar atyre penalti por që Chelsea ishte i pakënaqur me vendimin për shkak se ata pretendonin se sulmuesi ishte offside para se të faulohej nga Kepa Arrizabalaga në zonën e penaltisë.
Sidoqoftë, Mauricio Pochettino është në mungesë të Kanes dhe yjeve të tjerë si Dele Alli dhe Song Heung-Min ndërkohë që Gonzalo Higuain nuk është regjistruar në kohë për të qenë pjesë e kësaj ndeshje.
Takimi mes tyre fillon në ora 20:45./arbresh.info/


Zvicra dislokon 4 mijë trupa në kufi me Francën, e cila pret...
Rama merr pjesë nesër në Samitin “BE–Ballkani Perëndimor” në...
Kusari Lila tregon prapaskenat para recitimit të poezisë nga...
Selimi dhe Konjufca takojnë qytetarët në Klinë, flasin për q...
Sveçla: Përmirësimi i kushteve të punës për zyrtarët policor...
LVV: Mitrovica ia qet pikën 116