Chelsea është nikoqir i Ajaxit në ndeshjen mes dy tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Dy skuadrat kanë zbuluar formacionet zyrtare për takimin në stadiumin Stamford Bridge në Londër në kuadër të xhiros së katërt të Grupit H në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Pas tri ndeshjeve të zhvilluara deri tani, të dy skuadrat kanë nga gjashtë pikë dhe ndajnë pozitat kualifikuese për fazën tjetër të këtij turneu.
Ndeshja e parë mes tyre e zhvilluar javë më parë në Holandë përfundoi në favor të “Bluve”, por ekipi befasues nga Amsterdami ka shansin e jashtëzakonshëm për t’iu hakmerrur atyre dhe për të bërë një hap të madh drejtë kualifikimit në raundin tjetër.
Ndeshja mes dy skuadrave do të gjykohet nga gjyqtari i famshëm italian Gianluca Rocchi.
Përballja fillon në ora 21:00./arbresh.info/

Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...