Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, nuk ishte i lumtur pas humbjes së fundit kundër Tottenhamit në Old Trafford dhe tani do të synojë të fitojë në ndeshjen kundër Burnleyt.
Pas startit më të keq në 26 vitet e fundit, Jose Mourinho do të kërkojë nga lojtarët e tij të sigurojnë fitore pas dy ndeshjeve radhazi me humbje. Ata do të përballen me Burnleyn sot në orën 17:00 në Turf Moor.
Nëse “Djajtë e kuq” nuk arrijnë të sigurojnë fitore në këtë ndeshje, atëherë ata do të kenë vetëm tri pikë nga gjithsej 12 të mundshme, duke mbetur prapa Liverpoolit për nëntë pikë. Mirëpo, skuadra e Mourinhos janë të gatshëm të përballen me Burnleyn në ndeshjen e fundit para pushimit të Kombëtareve.
Burnley do të tentojë ta fitojë ndeshjen gjithashtu, pasi që edhe ata i kanë humbur dy ndeshjet e fundit, kundër Watfordit dhe Fulhamit. Fakti se do të luajnë në shtëpi, do t’i motivoje lojtarët e Burnleyt.
Burnley gjithashtu kishte barazuar në javën e parë të Premierligës kundër Sunderlandit, dhe skuadra nën menaxhimin e Sean Dyche do të tentojë të sigurojë trepikëshin e parë kundër “Djajve të kuq”.
Burnley e ka fituar vetëm një prej 17 ndeshjeve kundër Manchester Unitedit, dhe këtë fitore ata e kishin siguruar në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave, në gusht të vitit 2019, me rezultat 1-0.
Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:
Burnley:

Manchester United:

Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...
Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në ...
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...