Burnley dhe Chelsea kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që zhvillohet në kuadër të xhiros së 31-të në Premierë Ligë.
Nikoqirët e këtij takimi mbrëmjen e sotme (e enjte) janë në formë të shkëlqyer pasi nisin ndeshjen kundër Chelseas pas pesë fitoreve radhazi në kampionatin anglez, shkruan portali arbresh.info.
Por, skuadra e Contes nuk është lehtë për tu mposhtur, ndonëse takimi ndërmjet tyre pritet të jetë mjaftë i vështirë për të dy palët.
Burnley me vetëm dy pikë larg nga Arsenali në pozitën e gjashtë që i siguron kualifikimin në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm, synon tri pikë të plota kundër Chelseas që qëndron tetë pikë larg nga zona për Ligë të Kampionëve.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Turf Moor duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
https://twitter.com/ChelseaFC/status/987024350367936512
https://twitter.com/BurnleyOfficial/status/987024293228896256
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...