Formacionet zyrtare: Brazil – Argjentinë

20:46 | 5 Shtator 2021

Brazili do të kërkojë t’i hakmerret Argjentinës për humbjen që ia shkaktoi në finale të Kupës së Amerikës 2021, kur të takohen sonte në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Sao Paulo.

Brazili është lider i renditjes kualifikuese në Amerikën Jugore me shtatë fitore nga shtatë ndeshje, e ndjekur nga Argjentina që synon ta ngushtojë hendekun ndaj rivalit të përbetuar.

Argjentina i ka 15 pikë në vendin e dytë, e ndjekur nga Ekuadori me 12, Uruguai me 9 dhe Kolumbia me 9 po ashtu.

Katër vendet e para e sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022 në Katar, ndërsa vendi i pestë luan në play-off.

Brazili vjen nga një fitore e vështirë 1:0 kundër Kilit në ndeshjen e kaluar, derisa Argjentina e mundi 3:1 Venezuelën.

Ky do të jetë takimi i parë mes Brazilit dhe Argjentinës që prej finales së Kupës së Amerikës në verë, të cilën e fituan argjentinasit 1:0.

Lionel Messi starton për Argjentinën kundër tani bashkëlojtarit e tij te Paris Saint-Germain, Neymar, i cili i prin sulmit të Brazilit.

Ndeshja e rrethit të 8-të kualifikues në Amerikën Jugore mes Brazilit dhe Argjentinës nis në orën 21:00.

Formacionet zyrtare:

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara