Bayern Munichu dhe Eintracht Frankfurti kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Allianz Arena në kuadër të xhiros së 34-të në Bundesliga, shkruan portali arbresh.info.
Meqenëse kanë një golaverazh superior, fitorja apo barazimi i mjafton kampionit në fuqi të Gjermanisë për të siguruar mbrojtjen e titullit për sezonin e shtatë radhazzi – një rekord historik në kampionatin gjerman.
“Bavarezët” shpresojnë në rezultat pozitiv duke e ditur që gabimi në shtëpi sonte mund t’i kushtoj me titull, ndërkohë që Frankfurti synon gjithsesi rezultat pozitiv po ashtu për të shpresuar në top katërshe.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 15:30./arbresh.info/


The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...