Augsburg dhe Borussia Dortmundi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Dy skuadrat gjermane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin WWK Arena në kuadër të xhiros së 24-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Nikoqirët rrezikojnë dëbimin nga kampionati gjerman ndërkohë që skuadra mysafire është në kërkim të titullit të kampionëve.
Skuadra e Lucien Favres iu rikthye fitoreve të dielën duke mposhtur 3 me 2 Bayer Leverkusenin pas gjashtë ndeshjeve pa fitore dhe synojnë të vazhdojnë kështu edhe në takimin e sotëm si mysafirë.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Augsburg: Kobel – Schmid, Khedira, Danso, Stafylidis – Koo, Baier (c) – Hahn, Ji, Max – Gregoritsch
Dortmund: Bürki – Hakimi, Akanji, Zagadou, Diallo – Witsel, Delaney – Sancho, Reus (c), Bruun Larsen – Götze
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...