Atletico Madridi dhe Valencia kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e mërkurë).
Dy skuadrat spanjolle kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Wanda Metropolitano në kuadër të xhiros së 34-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti madrilen synon të marrë tri pikë për t’ia shtyrë festën skuadrës së Barcelonës për shkak se në rast disfatës apo barazimit, gjiganti katalunas do të shpallej matematikisht kampion i Spanjës për të dytin vit radhazi.
Nga ana tjetër, Valencia vazhdon të jetë në super formë në takimet si mysafirë dhe tri pikë në këtë takim do t’i siguronin pozitën në një vend kualifikues në Ligë të Kampionëve.
Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 19:30./arbresh.info/

MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...
Prizren: Një person kanos zyrtarin policor pas gjobës
Zelenskyy nënshkruan marrëveshje për dronë me Letoninë
Përfundon numërimi i votave në Shtime – këta janë 5 kandidat...