Arsenali dhe Wolves kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Edhe pse posedojnë njërin pres sulmeve më të mirë në ligë, golat janë ndalur së fundmi te “Topçinjtë” në kampionatin anglez ndërkohë që synojnë rikthimin te fitoret pas dy lëshimeve në ndeshjet e fundit.
Wolves, skuadra e cila befasoi Manchester Cityn e Pep Guardiolas tri xhiro më parë, ka ndërmend të bëjë një befasi të tillë edhe sonte në Emirates.
Kujtojmë se Granit Xhaka nuk është në dispozicion për këtë ndeshje si pasojë e ofendimit që i bëri tifozëve në xhiron e fundit.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 16:00./arbresh.info/


Alarmohet Spanja/ Konfirmohet një rast i ri me hantavirus, i...
“Shkundet” Saranda/ Prokuroria lëshon dhjetëra urdhër-arrest...
Kompany i befason të gjithë në festën lamtumirëse të Guardio...
Osmani nga Lugu i Baranit: U ndje fryma përbashkuese për të ...
Parashikimi i motit për ditën e martë, temperatura arrin 29 ...
Kandidati për president të Realit, Riquelme befason: Kemi në...