Arsenali dhe Huddersfieldi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për ndeshjen në stadiumin Emirates në kuadër të xhiros së 16-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Pasi fituan derbin londinez javën e kaluar dhe siguruan një pikë në Old Trafford në mesjavë, Arsenali rikthehet në shtëpi me shpresën për të vazhduar si të pamposhtur në 21 ndeshje kompetitive radhazi.
Ata tashmë kanë arritur të shënojnë 50 gola brenda 22 ndeshjeve brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon dhe me një rekord të tillë, nuk është befasi që të ketë shumë gola edhe sot.
Kundërshtari i tyre, Huddersfieldi qëndron vetëm një pikë larg zonës së dëbimit dhe ata janë në kërkim të fitores së parë si mysafir kundër Arsenalit që nga nëntori i vitit 1954.
https://twitter.com/htafcdotcom/status/1071396432257671168
Dy yjet shqiptarë te “Topçinjtë”, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi janë startues, ndërsa Florent Hadergjonaj është në dispozicion vetëm nga bankina te mysafirët.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 16:00./arbresh.info/
https://twitter.com/Arsenal/status/1071404020063977472
https://twitter.com/htafcdotcom/status/1071404038510518272
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...
Rama mbërrin me helikopter në Vlorë, pritet të takohet me ba...
Costa: BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit dhe të ...
PZAP anulon vendimin e KQZ-së, diaspora s’lejohet të votojë ...
Trainkos pranon 5 vagonë të rinovuar për transportin e udhët...
Rama: Takim dhe bisedë me kancelarin Merz në Tivat