Ajaxi dhe Chelsea kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e mërkurë).
Dy skuadrat evropiane kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin mes tyre në stadiumin Johan Cruijff Arena në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Ajaxi është i pamposhtur këtë sezon në kompeticionin më të madh evropian të UEFA-së dhe qëndron në krye të tabelës si lider i Grupit H.
Por, “Blutë”, të cilët qëndrojnë në vendin e dytë me një fitore dhe një humbje, janë një test mjaftë i vështirë për skuadrën që befasoi të gjithë edicionin e kaluar në Evropë duke arritur deri në gjysmëfinale.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 18:55./arbresh.info/

Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri