Leonardo Spinazzola dhe Federico Bernardeschi pritet të jenë startues në ndeshjen e dytë të Juventusit në Ligë të Kampionëve kundër Atleticos këtë mbrëmje.
Sky Sport Italia raporton se Spinazzola do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e madhe në Ligë të Kampionëve kundër Atleticos duke zëvendësuar Alex Sandron që është i suspenduar, transmeton portali arbresh.info.
Ndërkohë, Bernardeschi mund të marrë pozitën e Paulo Dybalas në krahun e djathtë pasi Max Allegri pritet të shkojë me formacionin 4-3-3 në vend të 3-5-2.
Megjithatë, Juan Cuadrado, Sami Khedira, Andrea Barzagli, Mattia de Sciglio dhe Douglas Costa nuk janë të gjithë në dispozicion.
Sa i përket pjesës së Atleticos, mbrojtësit Filipe Luis dhe Lucas Hernandez janë të lënduar, ndërsa Diego Costa dhe Thomas Partey janë të suspenduar.
Sidoqoftë, Diego Godin duket se ka lënë pas problemin muskuj që mori gjatë fitores 2 me 0 të skuadrës së tij./arbresh.info/
Formacionet e mundshme:
Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Emre Can, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo
Atletico Madrid: Oblak; Arias, Gimenez, Godin, Juanfran; Saul, Rodri, Koke, Lemar; Griezmann; Morata
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...