Selektori i Kosovës, Franco Foda po mban konferencën e fundit para ndeshjes së nesërme me Slloveninë.
Së bashku me Fodan i pranishëm në konferencë ishte edhe portieri dardan, Aro Muric, shkruan Arbresh.info.
Franco Foda konfirmoi një mungesë të madhe për ndeshjen e nesërme.
Lumbardh Dellova i cili është shtylla e mbrojtjes në ndeshjet e fundit, do t’i mungojë Kosovës për takimin e nesërm.
“Dellova, fatkeqësisht, është i lënduar dhe nuk do të jetë nesër për ndeshje”, tha Foda.
Përveç tij nga lista e të ftuarve nuk do të jenë Florian Haxha si dhe Lindon Emërllahu i cili është suspenduar. Gjithashtu edhe kapiteni Rrahmani nuk ishte në listë, shkak i lëndimit të tij. Foda ka folur për gjithë këta lojtar.
“Amir Rrahmani është kapiten dhe një prej lojtarëve më të mirë në kombëtare. Ia kemi dalë me gjithë humbjet që i kemi pasur. Këta lojtarë që i kemi në listë e kanë kualitetin. Florian Haxha është i sëmurë, Emerllahu është i suspenduar, dhe kam një përshtypje të mirë nga të gjithë. Për ne është me rëndësi të luajmë që nga minuta e parë me intensitet dhe ta arrijmë fitoren”, u shpreh Foda.
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet nesër me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...