Selektori i Kosovës, Franco Foda ka mbajtur sot konferencën e parë për media pas publikimit të listës për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit ndaj Sllovenisë dhe Zvicrës.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për dyshen e cila është raportuar gjatë tërë muajit të kaluar se do të jetë në këtë listë portieri Diant Ramaj, dhe anësori Arijon Ibrahimoviç, shkruan Arbresh.info.
Foda theksoi se me dy futbollistët ka kontakte dhe mund të jenë të ardhmen tek Kosova.
“Kam pasur kontakt me Ramajn e Ibrahimoviçin. Nuk përjashtohet mundësia që të luajnë në të ardhmen për Kosovën. Me Ibrahimoviçin kam kontaktuar disa herë në Whatsapp, në të ardhmen do të shohim”, tha ai.
Kosova nga sot nis stërvitjet për ndeshjen e parë ndaj Sllovenisë që e luan të shtunën në Ljubljan./Arbresh.info
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...
Kurti njofton për mjetet e transferuara nga BE-ja në Kosovë,...