Foda është i kënaqur me lojtarët e rinjë të Kosovës

15:10 | 16 Janar 2025
D.H

Disa lojtarë që shihen si e ardhmja e Kosovës, kanë pasur mundësi të trajnohet nga trajneri Franco Foda, në një kamp katër-ditor të organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Gjatë këtyre katër ditëve, ata u stërviten me intensitet të lartë, shkruan Arbresh.info.

Në një intervistë për kanalin zyrtar të FFK-së, trajneri Franco Foda, ka folur rreth ecurisë së këtij kampi.

Fillimisht u shpreh i lumtur lidhur me këtë grumbullim.

“Çdo trajner është i lumtur kur ka lojtarë të rinj dhe sjellin frymë në ekip. Siç e përmenda edhe më herët tani kemi një konkurrencë brenda skuadrës që është shumë e dobishme për ekipin. Besoj shumë se këta i ka dhënë ekipit një shtysë të re, siç është treguar qartë edhe në ndeshjet më të fundit”, tha ai.

Më tej ai tregoi disa nga arsyet e organizimit të këtij kampi stërvitor.

“Për ekipin tim të trajnerëve dhe për mua ishte e rëndësishme të njihnim personalisht, lojtarët më të mirë ose talentet e reja më premtuese, që mund të jenë të pranueshëm për ekipin kombëtar në të ardhmen. Donim të shikonim nga afër aftësitë e tyre sportive këtu në terren. Gjithashtu donim të zhvillonim biseda me ta”, shtoi Foda.

Tutje, 58-vjeçari theksoi intensitetin e lartë të stërvitjeve gjatë këtyre ditëve.

“Besoj se seancat stërvitorë ditëve të fundit ishin shumë të mira. Kishim një intensitet të mirë në stërvitje. Lojtarët janë të gjithë shumë të etur për të mësuar, shumë kuriozë por gjëja më e rëndësishme për ne, ishte t’u përcillnim atyre idetë tona, parimet tona dhe rregullat tona në ekipin kombëtar. Dhe këtë e kemi bërë gjatë tre ditëve të fundit. Për momentin jemi shumë, shumë të kënaqur me këtë kamp stërvitor”, vazhdoi ish-selektori i Austrisë.

Foda la të hapur se edhe në të ardhmen mund të ketë këso lloj organizimesh.

“Mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme për të ardhmen që të vazhdojmë të organizojmë kampe të tilla stërvitore, sepse këta janë lojtarët tanë të së ardhmes, talentet tona të së ardhmes. Duhet t’i mbështesim dhe t’i zhvillojmë më tej”.

“Siç e përmenda tashmë, do të jetë thelbësore për ne që t’i mbështesim këta lojtarë të rinj në të ardhmen. Shumë prej tyre tashmë luajnë jashtë vendit, ndërsa të tjerë luajnë këtu në ligën vendase. Duhet t’i shoqërojmë, t’i promovojmë, t’i zhvillojmë më tej dhe të përpiqemi t’i mbështesim, në punën e tyre të përditshme, sepse këta lojtarë përfaqësojnë të ardhmen e Kosovës”, përfundoi Franco Foda.

Kujtojmë se Kosova dy ndeshjet e ardhshme i luan në muajin mars ndaj Islandës, në kuadër të play-offit në Ligën e Kombeve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme